Rreth Nesh

Rreth Sarajeva Steak House

Tradita e krijuar në skarë nga familja Begler dhe Agallar, prej fundit të viteve të 50-ta në Sarajevë, fundit të viteve të 60-ta në Prizren dhe fundit të viteve të 70-ta në Prishtinë përbën sot fondamentet e Sarajeva Steak House dhe Grill Sarajeva.

Brendimi gradual i filluar nga qebaptorja Sarajeva në Prishtinë në vitin 2007, kurorëzohet në vitin 2010 me hapjen e Grill Sarajeva në Albi Mall dhe në vitin 2012 në Albi Outlet, për të vazhduar më tutje bashkëpunimin me partnerët edhe në hapjen e Sarajeva Steak House në Marigona, Albi Mall dhe Rrugën B.

Sarajeva Steak House sot nderon traditën shumëvjeçare, duke ofruar: ushqim cilësor me meny të përgatitur nga mjeshtrit e kuzhinës e skarës për të kënaqur shijen dhe plotësuar dëshirat e myshterinjve; ambient modern e relaksues për të respektuar secilin person; si dhe shërbim të nivelit superior për ta befasuar secilën herë atë.

Disiplina, durimi e pastërtia janë vlera të hershme te Sarajeva, të cilat sot te Sarajeva Steak House janë plotësuar edhe me inovacionin, teknologjinë dhe marketingun, duke e bërë atë lider të sektorit në Kosovë.
Sarajeva Steak House beson në mikpritje dhe synon që me çdo kusht të ofrojë kënaqësi për klientët e saj.

kryekuzhinieri

Senol Agalar është kryekuzhinieri në Sarajeva Steak House. Që nga mosha e re ka filluar që t’i mësojë sekretet e zanatit nga Byrhanedin Agalar dhe Behajdin Agalar, dy mjeshtrit e dalluar të qebaptores Sarajeva në Prishtinë, ku gjenerata të ndryshme janë rritur duke shijuar specialitetet nga skara me kajmak. Pas mësimeve të marra nga këta mjeshtër shumëvjeçar, Senol Agalar ka ndjekur ëndrrën personale dhe ka arritur që të aftësohet dhe të punojë krah për krah me shefat e restauranteve të njohura botërore.

Përvojën ndërkombëtarë e ka sjellë me vete në Prishtinë, duke hapur Steak House-in e parë në Kosovë. Me inovacionet në menu dhe mënyrat e reja të përgatitjes së mishit ka arritur që t’i dhurojë ndjenjën e respektit secilit myshteri në Sarajeva Steak House, por edhe t’i surprizojë ata në secilën vizitë.

Çmimi Superbrands

Çmimin "The Most Respected Universal Seal of Enduring Excellence" nga Superbrands, Sarajeva Steak House ju garanton cilësi të pashoq të ushqimit si dhe shërbim të vëmendshëm.